Shtohen vatra të reja të zjarrit në disa qarqe të vendit duke shkrumbuar qindra ha pyje.

Situatë alarmante paraqitet në Seman të Fierit, pasi janë aktivizuar disa vatra zjarri.

Në vendngjarje zjarrfiksja e Fier është munduar për të shuar flakët, por terreni i vështirë nuk po i favorizon punën. Zjarri ra të dielën pasdite i riaktivizua më fuqishëm këtë të hënë

Sipërfaqja nën flakë është e konsiderueshme. Vendi ku ka rënë zjarri është një pyll i dëndur me pisha, në zonën e Semanit, në vendin e quajtur Godull.

Terreni është i vështirë për shkak se aty ndodhen shkurre dhe ferra të mëdha që rrezikojne përfshirjen nga zjarri të Kurorës së Pishave në Seman.

Edhe në Lezhë prej pesë ditesh zjarret kanë shkrumbur dhjetra hektare pyje. Shtabi Emergjencave Civile në Prefekturë, bëri me dije se janë aktive 4 vatra. Ato janw  në malin e Shëngjinit, Torovicës, Kakarriqit dhe në Katundin e vjetër në Mirditë.

Shefi i Shtabit Ndrekë Mhillaj sqaroi se në Mirditë jane rreth 15 punonjës të bashkisë që po punojnë për të shuar flakët. I pyetur se pse nuk është kërkuar ndërhyrje nga ajri ai tha se hedhja e ujit me helikopter çliron më shumë oksigjen dhe rrit intensitetin e zjarrit.

Edhe në zonën malore të fshatit Zhulat në Gjirokastër janë katër vatra aktive zjarri. Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, për shkak të terrenit të vështirë, është bërë e vështirë shuarja e flakëve. Mësohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme e për pasojë policia ka shoqëruar 4 persona.

Ligji i detyron bashkitë të menaxhojnë vetë situatën me zjarret, por kur kjo është e papërballueshme për kapacitetin e tyre, ata kërkojnë ndihmë pranë Emergjencave Civile dhe Ministrisë së Mbrojtes. Vizion Plus kontaktoi me Ministrinë e Mbrojtje e cila pohoi se asnjë bashki nuk ka kërkuar ndihmë nga ajri përveç një zjarri në Mirditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *