Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha  ka përshëndetur ndihmën e ofruar nga Bashkimi Europian, pas lajmit se ka aktivizuar Mekanizmin e Mbrojtjes Civile.

 

Përmes një postimi në “Twitter”, Basha thekson se ky është një lajm i mirë përballë një momenti kritik.

 

“Aktivizimi i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile nga Bashkimi Europian për Shqipërinë dhe vendet e rajonit, është një lajm shumë i mirë në këtë moment kritik të përballjes me zjarret. Mirënjohje Bashkimit Europian për ndihmën, përherë një mik i mirë në kohë të vështira”, shkruan Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *