Subscribe

Shqiperia u kualifikua per ne finalen e festivalit europian te muzikes.

 

Pas një performance të shkëlqyer për tre minuta në skenën me të madhe te këngës në Europë, asaj të Eurovizionit këngëtarja Jonida Maliqi arriti te merrte duartrokitjet e publikut.

 

Kenga “Ktheju Tokes” u vlerësua nga kritikët dhe me interpretimin e saj Jonida Maliqi arriti te kualifikonte Shqiperine në finalen e madhe.

 

Ne konferencen per shtyp kengetarja shqiptare u shpreh se nuk arrinte te besonte ende se ishte kualifikuar ne finale.

 

“Jam artiste, dhe e  dua atë që bej, jap gjithçka kur këndoj. Jam shume e lumtur dhe per mua është si një ëndërr, nuk mund ta besoj dote, jam ne finale me artist te mëdhenj, i respektoj te gjithe.  Kam nje mesazh, e mendova kete me stilistin shqiptyar ardi asllani, se nqs jeta eshte blu ti mund te shtosh shume ngjyra  nga ylberi. Keshtu që mesazhi është ta shijojme jeten me pozitivistet, paqe dhe respekt, jeta është si  një ylber.”

 

Finalja e Erovizion do të mbahet ditën e shtunë me 18 Maj, dhe performanca e Shipërisë do te jete e dyta ne mes të 26 finalistëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *