E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 2 orë më parë
Vendi

Shqipëria në ditë zie për Papa Françeskun, Rama nderon atin e shenjtë si mik të veçantë të vendit

Kjo e shtunë është shpallur ditë zie kombëtare në Shqipëri, në nderim të Papa Françeskut, i cili sot i jepet lamtumira e fundit në një ceremoni madhështore në Vatikan.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbjen dhe respektin e tij për Atin e Shenjtë. Ai e cilësoi Papa Françeskun jo vetëm si një lider shpirtëror të jashtëzakonshëm, por edhe si një mik të veçantë të Shqipërisë, duke kujtuar vizitën historike të Papës në Tiranë disa vite më parë.

“Mirëmëngjes dhe duke nderuar në këtë ditë zie kombëtare jo vetëm një Papë të jashtëzakonshëm, po edhe një mik të jashtëzakonshëm të Shqipërisë, Françeskun, Atin e Shenjtë, ju uroj të gjithëve një të shtunë të qetë me familjet tuaja”, shkroi Kryeministri Rama.

Vazhdo të lexosh

Reklamë