E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Shqipëria në BE në 2030? Kaja Kallas: Po bën progres të shkëlqyer, Evropa të bëjë hapat e duhur

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka mbërritur në sheshin “Skënderbej” në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian i cili zhvillohet në Tiranë.

E pyetur nëse mendon se Shqipëria mund të anëtarësohet në BE brenda vitit 2030, Kallas tha se kjo është plotësisht e mundur.

Kallas: Po mendoj që Shqipëria po bën një progres të shkëlqyer kur vjen puna për reformat. Për ne është…nga ana e Evropës duhen bërë hapat e duhur, ju duhet të bëni reformat, por ka një moment politik kur të gjithë duan që procesi i zgjerimit të ndodhë.

Çfarë prisni nga Kosova dhe Serbia në procesin e dialogut?

Reklamë

Kallas: Pak më parë kemi emëruar përfaqësuesin e ri të posaçëm për dialogun dhe presim normalizimin e marrëdhënieve.

Kallas gjithahtu foli edhe për konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës.

Kallas: Është e rëndëishme të shkurtojmë fondet, financimet për të vazhduar këtë luftë. Në këtë drejtim duhet të jemi të gjithë të bashkuar sepse e shohim që Rusia nuk do paqe./vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë