E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

E shtuna ditë zie për Papën, flamujt do të ulen në gjysmështizë në nderim të figurës së Atit të Shenjtë

E shtuna është shpallur ditë zie kombëtare nga qeveria në shenjë respekti e mirënjohjeje për Papa Françeskun.

Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike në Shqipëri flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë.

Gjithashtu stacionet radiotelevizive, publike dhe private gjatë ditës së zisë kombëtare ftohen të transmetojnë muzikë funebër.

Papa Françesku ndërroi jetë të hënën, si pasojë e arrestit kardiak në moshën 88-vjeçare./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë