Kombëtarja shqiptare është mundur 4-1 nga Polonia në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e botërorit Katar 2022.

 

Në pjesën e pare, kuqezinjtë luajtën mirë duke i lënë shumë pak hapësira kundërshtarit edhe pse  të parët që kaluan në avanatazh ishin polakët me yllin e skuadrës Robert Lewandowski.

 

Megjithatë kuqezinjë u kundërpërgjigjën me Sokol Cikalleshin që vendosi dhe një herë baraspeshën në fushë.

 

Por në momentin më të mirë skuadra e Rejës u ndëshkua nga Buksa duke mbyllur pjesën e parë në disavantazh.

 

Përfaqësuesja kuqezi mori dhe goditjen përfundimatre nga Krishoviak dhe Lineti në pjesën e dytë që hipotekoi fitoren 4-1 për Poloninë

 

Aktualisht, Shqipëria ndodhet në kuotën e 6 pikëve dhe pozicionohet e katërta në grupin I pas 4 ndeshjesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *