Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 September 2026
Vizion fokus

Rama: Meta ishte një talent në politikë, por e...

Rusia paralajmëron Lituaninë: Do jesh në shënjestër nëse instalon...

Si e zgjedh kabinetin qeveritar? Rama: Unë jam “trajneri”,...

Rama: Më kanë rrahur dy herë, kujtuan se më...

Zvërneci, Rama: Nuk kam folur kurrë me Presidentin Trump,...

Rama: Largohem nga qeverisja nëse Shqipëria futet në BE

Akuzat e Ahmetajt, Rama: Kisha investuar në një maskë...

Goditje e fortë për Kosovën, Rrahmani largohet nga përfaqësuesja!...

Situata e zjarreve në vend, MM: 21 vatra zjarri,...

“Jepe dorëheqjen”, nxënësit e shkollës shqiptare në Tuz kërkojnë...

Shqipëria mirëpret kryetarët e Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore

5 Qershor 11:00

Të hënën, më 9 qershor 2025, në qytetin e Vlorës, Shqipëria do të jetë mikpritëse e Konferencës së XV të Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore, një ndër ngjarjet më të rëndësishme rajonale në fushën e drejtësisë.

Konferenca organizohet nga Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me CEELI Institute (Central and Eastern European Law Initiative), dhe do të mbledhë mbi 20 Kryetarë të Gjykatave të Larta dhe gjyqtarë nga vende të ndryshme të Evropës Qendrore dhe Lindore, si dhe gjyqtarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sokol Sadushi, Kryetari i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, është mikpritësi i këtij edicioni, i cili thekson rëndësinë e dialogut gjyqësor rajonal në forcimin e pavarësisë së gjyqësorit, transparencës dhe standardeve evropiane të drejtësisë.

Kjo konferencë nuk është vetëm një aktivitet simbolik, por një platformë e rëndësishme për shkëmbim praktik përvojash, adresim të sfidave të përbashkëta dhe rritje të bashkëpunimit rajonal në drejtësi.

Në një realitet ku sistemi gjyqësor përballet me sfida të shumta, ngarkesa e tepërt, e nevoja për më shumë transparencë, këto takime janë të dobishme për të nxitur zgjidhje të qëndrueshme dhe të mbështetura në eksperiencë.

Vendet pjesëmarrëse përfshijnë: Shqipërinë, Bullgarinë, Kosovën, Lituaninë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Poloninë, Republikën Çeke, Rumaninë, Slloveninë, Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo është hera e dytë që Shqipëria mirëpret këtë konferencë – pas edicionit të parë të mbajtur në Tiranë në vitin 2012 – çka dëshmon qartë përkushtimin e sistemit shqiptar të drejtësisë ndaj bashkëpunimit ndërkombëtar, dialogut rajonal dhe procesit të integrimit evropian.

Posted Under:
Aktualitet Vendi
Tagged:
Gjykata e Larte Sokol Sadushi

Nga e njëjta kategori

Hita mbledh strukturat e Policisë në Korçë, Tiranë dhe Dibër, fokus te siguria në shkolla

më shumë...

Ministri Salla: Siguria ushqimore e fëmijëve, pa kompromis! AKU intensifikon kontrollet me nisjen e vitit shkollor

më shumë...

Aksion në Vlorë, shemben 6 objekte të ndërtuara mbi kanalin kullues

më shumë...

Juristët pro e kundër bojkotit: Pagat e administratës duhet të jepen menjëherë! KLGJ e KLP, tejkalim kompetencash

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:54

Mësoni kuptimin e filozofisë japoneze të jetës...

10:41

Ja çfarë i ndodh trupit tuaj nëse...

10:19

Rama: Meta ishte një talent në politikë,...

10:12

Rusia paralajmëron Lituaninë: Do jesh në shënjestër...

10:10

Si e zgjedh kabinetin qeveritar? Rama: Unë...

10:02

Rama: Më kanë rrahur dy herë, kujtuan...

9:53

Zvërneci, Rama: Nuk kam folur kurrë me...

9:50

Rama: Largohem nga qeverisja nëse Shqipëria futet...

9:43

Akuzat e Ahmetajt, Rama: Kisha investuar në...

9:34

Goditje e fortë për Kosovën, Rrahmani largohet...

9:07

Situata e zjarreve në vend, MM: 21...

9:04

“Jepe dorëheqjen”, nxënësit e shkollës shqiptare në...

8:48

Nisma e qeverisë për strehimin social, Pipiria:...

8:10

Vdekja e elektriçistit në Patos, reagon policia

7:50

Hodhi mbetje mjedisore në afërsi të Stacionit...

7:44

IDF: Kemi shkatërruar një kompleks të madh...

7:34

Haxhiu e shtyn për të dielën seancën...

7:19

Deputetët britanikë votojnë kundër legalizimit të vdekjes...

7:02

Dy javë pas ndarjes nga jeta të...

6:36

E rëndë në Patos, 46-vjeçari humb jetën...

Më të klikuarat

  • Largohet nga detyra ministri i Brendshëm Besfort Lamallari
  • “Do të kalojë në stolin tim bashkë me mua”, Rama zyrtarizon...
  • Ndryshime në qeveri, Ervin Demo zëvendëson Besfort Lamallari...
  • E rëndë në Patos, 46-vjeçari humb jetën duke punuar në një s...
  • Rama i besoi Ministrinë e Brendshme, Ervin Demo: Do të jemi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.