Pas mbylljes me sukses të Ligës Unike, pjesëmarrjes me 6 ekipe kombëtare në kompeticionet europiane të moshave, koshi shqiptar arriti të ngrejë lart emrin e Shqipërisë duke arritur rezultate brilante me Kombëtaren U16 dhe U18, për djem dhe vajza.

 

 

Në San Marino, ekipi kombëtar U18 mundi në finale Monacon duke marrë për herë të parë titullin kampion dhe duke i sjellë Shqipërisë medaljen e artë. Teksa në Andorra, kombëtarja U18 e vajzave, arriti të rrëmbejë medaljen e bronzit në Kampionatin Europian.

 

 

Për të kremtuar këto arritje, ditën e sotme, në ambientet e Akademisë Sportive “Goga Basket”, Federata Shqiptare e Basketbollit dhe Presidenti i saj Avni Ponari organizuan një pritje për të nderuar dhe vlerësuar punën e lojtarëve, trajnerëve dhe stafeve drejtuese.

 

 

Ponari u ndal edhe tek ndryshimet që duhen bërë në legjislacion, si e vetmja mënyrë për ti dhënë hov sportit.

 

 

 

AVNI PONARI

PRESIDENTI I FEDERATËS SHQIPTARE TË BASKETBOLLIT

 

Ajo që është e rëndësishme dhe që u vu re gjatë këtij aktiviteti ishte që stërvitja gjatë vitit nuk është në nivelin e duhur, pra mundësitë për t’u stërvitur nuk ekzistojnë dhe mundësitë financiare nuk ekzistojnë. Frika jonë është që këta 18-vjeçarët që sot kanë medaljen e artë, a do të jenë me U20 apo do tërhiqen? Kjo është ajo qe ne na mundon dhe duhet ta mbështesim. Të gjejmë rrugët, dhe kjo rrugë është mbështetja financiare, e cila është e domosdoshme. Ajo që e kemi thënë dhe e përsëris përsëri, ligji për sponsorizimin, që i jep mundësi, hapësirë dhe mbështetje ekipeve. Ne treguam që po rritemi, por duhet që të luftojmë të gjithë së bashku për ta bërë më prezent dhe më të fuqishëm ekipet e moshave.

 

 

Këta djem dhe vajza të talentuara në basketboll kanë nisur rrugëtimin e tyre drejt një të ardhme të suksesshme.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.