Subscribe

Ditën e sotme u zhvillua mbledhja e qeverisë dhe në përfundim të saj, ministrat komunikuan vendimet. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha se Shqipëria ka arritur një marrëveshje të rëndësishme me Bankën Botërore. Vendi ynë do të marrë një kredi prej 75 milionë eurosh e cila do të përdoret për të investuar në të gjithë sistemin e pastrimit për bashkitë që lagen nga Lumi Vjosa.

Kumbaro: Miratuam një marrëveshje shumë te rëndësishme kredie me Bankën Botërore, më saktë me Bankën Ndërkombëtare për Zhviullim dhe Rindërtim, prej 75 milionë eurosh për të investuar të gjithë sistemin e pastrimit, pajisjeve dhe impianteve të ujërave të ndotura të bashkive që lagen nga lumi i Vjosës. Siç e dini, Lumi i Vjosës është shpallur Park Kombëtar, i pari dhe i vetmi i lumit të fundit të egër në Evropë. Nuk mund të kemi një Park Kombëtar të tillë nëse nuk merremi me mirëmbajtjen. Është një punë e gjatë që kurorëzohet sot, terreni është i vështirë, janë 480 km vijë lumore. Praktikisht, sot për shkak të gjithë aktivitetit njerëzor rreth e rrotull, ujërat e ndotura derdhen në lumin e Vjosës./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *