Komisioneri për zgjerimin në Bashkimin Europian Johanes Hahn është i bindur se Shqipëria meriton çeljen e negociatave për anëtarësim. Qëndrimi është theksuar në intervistën që ka dhënë për gazetën “Der Standard”.

 

Në postimin në Facebook, kryeministri Rama citon deklaratën e Hahn, sipas të cilit “procesi i shqyrtimit gjyqësor në Shqipëri është në lëvizje të plotë. Reforma gjyqësore është një prioritet në Shqipëri” “pra, nga këndvështrimi ynë, Shqipëria ka përmbushur kërkesat për të filluar procesin e shqyrtimit. Mundësia për reforma është më e fortë gjatë negociatave. Unë jam i bindur se Franca dhe Holanda do të shohin gjithashtu “gotën gjysmë plot”-thotë Hahn.

 

Nëse BE bën një premtim dhe pala tjetër plotëson kërkesat, atëherë palët duhet të pajtohen. “Nëse kjo nuk do të ndodhë, kjo do të prekte vendet e tjera në rajon”, shprehet Hahn.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *