Subscribe

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka njoftuar vendimet e marra ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë.

Ministri Peleshi njoftoi se vendimi që u mor sot ka të bëjë me dërgimin e një misioni me 22 ushtarakë dhe një anije të klasit Iliria në misionin e NATO-s në Detin Egje.

Pelshi: Është një pejsëmarrje e rëndësishme e jona. Ne jemi aktivë në KFOR, në Kosovë, por jemi prej disa muajsh në Bullgari me një togë, jemi ofruar për të dërguar një komapni pra më shumë se 100 ushatrakë në Rumani. Jemi prej 7 vitesh në Irak. Tani shtohet një mision tjetër, pra bëhen rreth 8 misione ku ne marrim pjesë në mënyrë aktive. Tronditja e skenës së sigurisë dhe ekuilibrave të prishur tashmë nga agresioni rus në Ukrainë ka sjellë pasiguri edhe në lëvizjet në dete, kështu që është e rëndësishmë që Shqipëria të bëhet pjesë e përpjekjeve të NATO- për të krijuar më shumë siguri.

Po ashtu, Peleshi tha në mbledhje se është rënë dakord që në takimin e radhës të miratohet ngritja e një Komiteti Shtetëror që do merret me festimet e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.

Peleshi: Nëntori është muaji i festave, dua të sjell diskutimin e bërë sot lidhur me 80-vjetorin e çlirimit të vendit tonë. Një faqe shumë e rëndësishme e historisë sonë kur Shqipëria u rreshtua në krahun e duhur të historisë dhe kjo na dha edhe një kredo dhe meritë për të kërkuar të jemi pjesë i projektit i Europës së Bashkuar. E kemi merituar dhje paguar këtë të drejtë historike, merr akoma më shumë kuptim të kremtojmë 80-vjetorin e kësaj faqeje historie. U ra dakord, për ngritjen një e Komiteti Shtetëror për festimet e 80 vjetorit, do festohet në gjithë Shqipërinë. Do ketë një koordinim, nga Ministria përmes një komiteti shtetëror./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *