Subscribe

Komandanti i qendrës së operacioneve ajrore të kombinuara të NATO-s, Lieutenant General Juan Pablo Sanchez De Lara tha se hapja e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë rikonfirmon edhe një herë rëndësinë e Shqipërisë brenda Aleancës. Në fjalën e tij De Lara tha se vendi ynë do të ndihet më i mbrojtur brenda e Aleancës dhe premtoi se vendet e NATO-s do të vijojnë të qëndrojnë krah për krah.

De Lara: Shqipëria është integruar plotësisht në sistemin e mbrojtjes ajrore të NATO-s në 2018. Përfshirja e Shqipërisë është simbol i kontributit të saj në këtë pjesë të aleancës dhe kjo dëshmon unitetin e NATO-s. Duke punuar së bashku ne garantojmë sigurinë për njerëzit tonë, ecuri dhe gjithashtu duke ndërtuar solidaritet dhe besim të ndërsjelltë, dy instumente kryesore në NATO. Aleanca e NATO-s garanton në mënyrën më të mirë sigurinë e hapësirës ajrore. Përurimi i bazës ajrore në Kuçovë dëshmon se Aleanca jonë është e angazhuar mjaft në këtë rajon. Nëse hedhim sytë reth nesh, ëshët e dukshme se Shqipëria është më shumë se kurrë e gatshme që të marrë më shunmë përgjegjësi që të mbrojë sigurinë dhe paqen. Kjo bazë do të jetë në përputhje me standardet e NATO-s. Këto instalime ndihmojnë që ne të kemi më tepër mundësi dhe gatishmëri ushtarake. Duhet të jemi të gatshëm edhe për planet dhe operacionet e NATO-s. Shqipëria do të jetë edhe më e sigurt dhe e mbrojtur brenda NATO-s. Së bashku do të qëndrojmë krah njëri-tjetrit./vizionplus.tv 

Lexo edhe :

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *