E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Shqipëria me drejtor teknik italian, pritet zyrtarizimi

Shqipëria së shpejti mund të ketë një drejtor teknik italian. Bëhet fjalë për trajnerin italian 66-vjeçar, Masimo Morxhia. Për shërbimet e tij interesohet edhe skuadra e Noçerinës, por nëse nesër arrihet akordi me FSHF-në, ai do të zgjedhë të vijë në Shqipëri.

“Më ka ardhur një ofertë nga Federata Shqiptare e Futbollit për të qenë drejtor teknik i të gjithë ekipeve përfaqësuese dhe më kanë thënë se brenda të martës do ta mbyllim marrëveshjen. U kërkova nëse do ishte e mundur që ta mbyllnim më herët, por ata janë edhe duke kërkuar trajner të ri për ekipin kombëtar dhe normalisht që kjo çështje është më e rëndësishme. Mu bë shumë qejfi nga oferta që mora sepse në këtë moshë një pozicion i tillë në një federatë futbolli do të ishte kurorëzim i karrierës sime. Nëse nuk shkoj në Shqipëri, do të marr drejtimin e Noçerinës”, tha Morxhia për “La Citta”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë