Mesditën e së hënës komisionari shtetëror i zgjedhjeve Ilirjan Celibashi do të shpërndajë mandatet e deputetëve për qarkun e Fierit, Durrësit dhe Elbasanit.
Këto ishin 3 qarqet e fundit për të cilat kolegji zgjedhor vulosi se procesi ishte i rregullt dhe tashmë nuk ka asnjë pengesë që Celibashi të shpallë se cilët deputetë do të përfaqësojnë qytetarët e Fierit Durrësit dhe Elbasanit në kuvendin e Shqipërisë për 4 vitet e ardhshme.
Ashtu siç lajmëroi publikisht kandidatja e PS në qarkun e Fierit Maldrita Bardho ka dorëzuar zyrtarisht në KQZ dorëheqjen nga mandati i deputetit, mandat të cilin e ajo e fitoi pas rinumërimit të votave në këtë qark. Si pasojë e kësaj dorëheqje të hënën Zegjine Caushi do të jetë zyrtarisht deputete në parlamentin e Shqipërisë.
Pasi komisioneri Celibashi të ndajë ditën e hënë mandatet për 44 deputetë e këtyre 3 qarqeve, i takon komisionit rregullator të shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare. Vendimi merret me shumicë të thjeshtë ndaj nuk pritet të këtë vonesa duke zyrtarizuar pas 2 muaj e gjysmë rezultatet e procesit të 11 majit.
Sipas 2 vendimeve të gjykatës kushtetuese të vitit 2011 dhe të vitit 2016, nga e hëna 140 politikanët që fituan në 11 maj janë zyrtarisht deputetë.
Në vitin 2011 kur para kushtetueses ishte çështja e mandatit të Ilir Beqjas asokohe deputet i PS, gjyqtarët theksuan se “deputeti konsiderohet i tillë që në momentin e shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.”
Po të njëjtin arsyetim gjykata kushtetuese bëri edhe në vitin 2016 kur shqyrtoi kërkesën e opozitës për ti hequr mandatin deputetit te PS, Koço Kokëdhimës.
Në vendimin përfundimtar shkruhet se “mandati i deputeti fillon kur KQZ shpall rezultatin; ndërsa betimi në kuvend shënon fillimin e ushtrimit të detyrës.”
Në këtë këndvështrim Shqipëria ka sot 280 deputetë; 140 që kanë dalë nga zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021 e që janë në detyrë deri në 9 shtator. Dhe 140 deputetët që fituan në zgjedhjet e 11 majit.
/vizionplus.tv






Deshet Turizem elitar apo zgjedhje te vjedhura. te dyja nuk i ben dot Ilir Proda