E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 minuta më parë
Video · Kronikë

Shqipëria mbyll kufirin me Kosovën për 14 ditë

Kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë do të jetë i mbyllur për 14 ditë me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

 

“Duke filluar prej orës 10:00 të datës 14.03.2020, nuk do lejohet asnjë automjet dhe asnjë shtetas të hyjnë në Kosovë dhe anasjelltas”.

 

Reklamë

Kjo masë është marrë një ditë pasi Kosova konfirmoi dy raste të prekur me COVID-19. Nga ana tjetër, policia ka nënvizuar se kush do të lejohen të kalojnë:

 

“Do lejohen të hyjnë në Kosovë, shtetasit kosovarë që janë në Shqipëri dhe duan të kthehen në Kosovë, si dhe do lejohen të hyjnë në Shqipëri, shtetasit shqiptarë që janë në Kosovë dhe duan të kthehen në Shqipëri. Do lejohen ambulancat, lëvizja e mallrave dhe makinave qeveritare.”

 

Ky vendim i palës kosovare është marrë për të gjithë kufirin e Kosovës, jo vetëm për kufirin me Shqipërinë. Po ashtu, Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të anulojnë lëvizjet e planifikuara dhe ata që ndodhen duke lëvizur në drejtim të Morinës, pasi nuk do lejohen të kalojnë.

Më shumë video

Reklamë