Subscribe

Mazhoranca do të kërkojë ndryshim të ligjit për koncesionet. Kërkesa është propozuar nga kryetari i komisionit Erjon Brace, sipas të cilit, duhet të jetë kuvendi ai i cili të monitorojë qeverinë që të mos tejkalojë kostot e koncesioneve përtej 5% të të ardhurave të një viti buxhetor.

 

Por për kreun e Financave kjo është një praktikë ndërkombëtare, pasi është qeveria ajo e cila lidh dhe monitoron kontratat.

 

Në total  në Shqipëri janë dhënë 213 kontrata koncesionare nga të cilat, 178 para vitit 2013. Por edhe pse në shifër kontratat janë të konsiderueshme, nuk ka një analizë konkrete nga qeveria lidhur me efektivitetin e tyre. Një prej tyre është edhe koncesioni i markimit të karburanteve, i cili ende nuk ka mundur të markojë naftën e nxjerrë nga nëntoka jonë.

 

Për opozitën koncesionet që po jepen nga qeveria po rrënojnë buxhetin e shtetit, pasi kostot e tyre po rëndojnë mbi investimet publike.

 

Një sërë kompanish që kanë fituar kontrata koncesionare  në Shqipëri rezultojnë se vijnë nga të ashtuquajturat parajsa fiskale.

 

Aktualisht Shqipëria nuk ka një ligj që të ndalojë këto lloj kompanish të investojnë në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *