E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Shqipëria, kampione Europe në gjimnastikë/ Meta: Një ngjarje e madhe historike

Presidenti Ilir Meta i ka shprehur urimet më të përzemërta atletit Matvei Petrov, i cili i dha Shqipërisë për herë të parë titullin Kampion Europe në Gjimnastikë.

Përmes një mesazhi të shpërndarë në “Facebook”, kreu i shtetit e konsideron një ngjarje historike për sportin shqiptar.

“Urime të përzemërta atletit tonë, Matvei Petrov, për shpalljen e Shqipërisë, për herë të parë, Kampione Europe në Gjimnastikë! Një sukses i merituar dhe një ngjarje e madhe historike për sportin shqiptar, që meriton vlerësimet më të larta! Le të shërbejë ky rekord, për ringritjen e gjimnastikës tonë, që ka patur një traditë të shkëlqyer. Urime trajnerit Alon Hasa dhe gjithë atletëve të gjimnastikës për këtë arritje të çmuar, që na bën krenar të gjithëve!”

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/3629652977154604

Vazhdo të lexosh

Reklamë