E mërkurë, 7 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

“Shqipëria i përket BE-së”, Ursula von der Leyen uron Edi Ramën: Nën udhëheqjen tuaj vendi ka bërë përparim të madh

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka uruar kryesocialistin Edi Rama për fitoren.

Përmes një postimi në platformën X, Presidentja e KE thotë se Shqipëria ka bërë përparim të madh drejt BE-së nën drejtimin e Ramës.

Reklamë

Von der Leyen nuk e fsheh entuziazmin për ta uruar personalisht kreun e qeverisë shqiptare gjatë Samitit të Komunitetit Politik i cili do të zhvillohet në Tiranë më 16 maj.

“I dashur Edi Rama, urime për fitoren tuaj zgjedhore! Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria ka bërë përparim të madh drejt Bashkimit tonë. Le të vazhdojmë të punojmë ngushtë së bashku për reformat e BE-së. Shqipëria i përket BE-së! Pres me padurim t’ju përgëzoj personalisht nesër në Tiranë”, shkruan Presidentja e KE-së.

Reklamë

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë