E diel, 8 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Shqipëria gati për negociatat”

Italia lë të hapur mundësinë që brenda 6 mujorit të parë të vitit 2018 Shqipërisë t’i hapen negociatat për anëtarësimin në bashkimin Evropian. Deklarata u bë nga ministri Italian i drejtësisë Andrea Orlando. Në takimin me homologen shqiptare Etilda Gjonaj, Orlando tha se Shqipëria është ne rrugën e duhur.

 

“Ne i konsiderojmë zgjedhjet qe ka bere Shqipëria, pra reformat e shumta si ambicioze dhe kjo përkon me çeljen e negociatave. Janë të rëndësishme efektet që do  të japë reforma në gjysmën e parë të vitit që vjen. S’na takon ne që të caktojmë një datë, por ekzistojnë të gjitha parakushtet për hapjen e këtij procesi.”

 

Reklamë

Nga ana e saj, ministrja Gjonaj theksoi vullnetin e palëkundur të qeverisë shqiptare për të çuar përpara Reformën në Drejtësi.

 

Në vizitën e tij ministri Italian shoqërohej dhe nga përfaqësues të antimafias Italiane, ndërsa kur u pyet nga mediat nuk preferoi të komentonte dosjen Habilaj Tahiri. Në mbyllje të takimit Gjonaj dhe Orlando  nënshkruan një memorandum bashkëpunimi për shkëmbimin e ekspertizës ligjore.

Më shumë video

Reklamë