E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 21 minuta më parë
Video · Vendi

Shqipëria e para në Europë për uljen e çmimit të energjisë

Shqipëria renditet e para në Europë si vendi që ka ulur më shumë çmimin e energjisë elektrike vitin e shkuar. Sipas statistikave të publikuara nga Eurostat, vendi ynë rreshtohet i pari mes 28 shteteve të BE-së dhe 10 të tjerave që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian për uljen me 30% të çmimit. Menjëherë pas Shqipërisë vjen Malta, Qipro, Hungria, Gjermania  dhe Anglia. Në dhjetor të 2014-ës Enti Rregullator unifikoi çmimin e energjisë elektrike në 9.5 lekë për kvh për konsumatorin fundor, duke i dhënë fund fashave të ndarjes në kategori. Më parë çmimi ishte 7.3 lek për ata që konsumonin nën 300 kvh dhe mbi këtë kufi faturohej me 13.4.  Po në këtë renditje, Shqipëria është vendi i tretët në europë me çmimin më të lirë të energjisë elektrike. Vendet që rezultonin me rritjen më të madhe në këtë listë ishin Lituania me 20% dhe Kosova e Bullgaria me 15%.  Por pavarësisht çmimit të energjisë elektrike, Shqipëria ende renditet ne fundin e vendeve të Europws për të ardhurat më të pakta për fryme.

 

 

 

Reklamë

 

 

 

 

 

 

 

Më shumë video

Reklamë