Për te 4 here Qeveria e Shqipërisë dhe Qeveria e shqiptareve te Kosovës janë mbledhur se bashku ne qytetin e Korçës për te vendosur forcimin e bashkëpunimit.

 

3 vjet pas takimi te pare ne Prizren, kryeministri Edi Rama ka listuar disa prej rezultateve konkrete te këtij bashkëpunimi duke nisur nga deklarata e përbashkët për partneritet strategjik tek marrëveshjet për shkëmbimet tregtare, projektet e përbashkëta ne infrastrukture; por pavarësisht këtij produkti konkret shefi i ekzekutivit e ka pranuar se probleme ka ende.

 

“Thellimi i partneritetit strategjik është një proces qe nuk përshkruhet pa sfida. Te gjithë jemi te ndërgjegjshëm se kjo sipërmarrje kërkon kurajo nga te dy palët për te përballuar tendencat bllokuese nga interesat e momentit”

 

Ndërsa kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj zgjodhi te listoje arritjet dhe sfidat me te cilat përballet Kosova, ku me kryesorja është lufta ndaj korrupsionit. Haradinaj ka kërkuar edhe njëherë ndihmën e Shqipërisë për te shtuar numrin e shteteve qe e njohin Kosovën.

 

“Forcimi i Kosovës, por edhe si shtet ne Ballkan arrihet me mire me bashkëpunimin mes dy vendeve tona, ndaj puna e mire qe keni bere i nderuar kryeministër për arritjet e këtij takimi, dhe njëkohësisht puna e bere e avancuar, qe do te çoje ne te ardhmen e afërt deri ne unifikimin e doganave, mendoj se na bën te ndihemi krenare. Por kjo nuk mjafton. Unë e di se populli i Kosovës, populli i Shqipërisë dhe te gjithë ne presim me shume nga ne”.

 

Gjate mbledhjes se përbashkët te dy qeverive kryeministri Rama theksoi se ky takim i 4 duhet te sjelle një vlere te shtuar ne perspektiven Euro-Atlantike te dy vendeve tona.

 

Janë plot 12 marrëveshje qe u nënshkruan ne Korçe mes Qeverise se Shqipërisë dhe asaj se Kosovës e qe kane te bëjnë me bashkëpunimin për Diasporën, politiken e jashtme, turizmin, bujqësinë, ekonominë, njohjen e pensioneve etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *