Kreu i PD, Lulzim Basha ka marrë fjalën në foltoren e Kuvendit ku ka folur për një studim të inistitutit Amerikan“Ëorld Justice Project”.

Duke cituarë këtë studim, Basha theskon “Shqipëria 8 vite pas sundimit të këtij kryeministri, është katadisur në një vend ku korrupsioni dhe mungesa e sundimit të ligjit nuk përbën më lajm”. Sipas tij, ky raport konfirmon atë që të tjera organizata ndërkombëtare kanë raportuar vitet e fundit për Shqipërinë.

“Pak ditë më parë, “Ëorld Justice Project”, një institut kërkimor ndërkombëtar me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, publikoi Indeksin e Sundimit të Ligjit, 2020-2021, në të cilin Shqipëria renditej e fundit në Europë.

E 83-ta nga 139 shtete, është renditur vendi ynë, mes Algjerisë dhe Surinamit, një shtet për të cilin disa prej njerëzve në këtë sallë duhet të klikojnë në google për ta gjetur. Ndërsa unë e mbaj mend nga vitet e studimit në Holandë si vendi me një president në kërkim ndërkombëtar të akuzuar për korrupsion, trafik droge dhe vrasje politike.
Këtu është katandisur Shqipëria 8 vite pas sundimit të këtij kryeministri, në një vend ku korrupsioni dhe mungesa e sundimit të ligjit nuk përbën më lajm.

Në një vend ku mendjelehtësi marramendëse trajtohen me oreks të panginjshëm cdo lloj teme, mjaft që të që eklipsojnë debatin mbi ato që realisht prekin jetën e njerëzve.

Ky raport konfirmon atë që të tjera organizata ndërkombëtare kanë raportuar vitet e fundit për Shqipërinë. Pikërisht atë që Partia Demokratike ka denoncuar me forcë. Dhe mbi të gjitha atë që qytetarët dhe sipërmarrësit e ndershëm të këtij vendi, përjetojnë cdo ditë, kur përballen me padrejtësinë, abuzivizmin dhe mungesën e llogaridhënies:

Shteti shqiptar nën Edi Ramën nuk është thjesht i korruptuar por një shtet i kapur nga korrupsioni. Këtë nuk e them unë, por raporti i Transparency International”, u shpreh Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *