Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje që të rritet numri i testimeve. Kjo kërkesë vjen pasi sipas tij, Shqipëria renditet e fundit në Evropë për numrin e testimeve të kryera.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, kreu i shtetit shkruan se kjo kërkesë është më urgjente se kurrë, për shkak të rritjes alarmante të rasteve të reja me koronavirus.

“Është shumë shqetësuese që Shqipëria është e fundit në Europë për numrin e testimeve të kryera. Testimi është veprim themelor sepse i hap rrugën gjurmimit dhe trajtimit të bazuar mbi diagnozë. OBSH ka qenë shumë e qartë që në momentin kur pandemia COVID-19 u shfaq, duke kërkuar: TESTIM! TESTIM! TESTIM! Kjo kërkesë është sot më urgjente se kurrë pasi rastet e të infektuarve, krahasuar me muajin prillin, janë rritur me mbi 11 herë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *