Kombëtarja shqiptare e femrave arriti nje kualifikim emocionues për ne fazën eliminatore te kupës se botes France 2019.

 

Ky kualifikim i u bë edhe më i bukur pasi u sigurua pas një fitores 2 me 1 ne “Elbasan Arena” kundër Greqisë ne një ndeshje dramatike.

 

Megi Doci ne minutën e 16 kaloi vajzat e trajnerit Grima në avantazh, por gëzimi zgjati pak pasi fqinjët, barazuan me anë të Nati në minutën e 18.

 

Shqipëria luajti mirë dhe në startin e pjesës së dytë  fitoi një 11-metersh, episod ku vajzat greke mbeten me 10 lojtarë. Megjithatë nga pika e bardhe e penalltisë Velaj gaboi.

 

Shqipëria luajti në sulm gjatë gjithë pjesës së dytë, pasi vetëm fitorja e kualifikonte më tej dhe goli do të vinte në minutën e 90 me autore Velaj, ajo që shleu gabimin e penalltisë.

 

Festë e madhe në fund për futbollin shqiptar të femrave, teksa e mbyllem grupin paraeleminator B në krye me 7 pikë me dy fitore ndaj Greqisë dhe Kosovës dhe një barazimi me Maltën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *