Subscribe

Në kuadër të mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive Kosovë-Shqipëri, u nënshkrua edhe një marrëveshje për mbështetjen financiare të Luginës së Preshevës.

 

Lajmin e dha ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj me anë të një postimi në “Facebook”. Ai paralajmëroi se asgjë nuk do të mbarojë me kaq.

 

“Kjo është thjesht e mrekullueshme 😊:  Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë janë marrë vesh për kryerjen e menjëhershme të të gjitha punëve teknike për të ngritur fondin ndërshtetëror për mbështetjen financiare të Luginës së Preshevës 🇦🇱🇽🇰!  Të mbahet parasysh: asgjë nuk përfundon këtu. Mbështetja jonë për Luginën e Preshevës dhe ngritja e çështjeve të shqiptarëve atje, do të vazhdojë pakursyer e në çdo rrafsh të mundshëm. #JemiNjë #BashkëPaKufi.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *