Shqipëria nuk ka shënuar asnjë viktimë nga virusi edhe këtë të enjte. Gjatë 24 orëve të fundit, nga 3,340 testime të kryera, vetëm 9 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID.

 

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: nga 4 raste në Tiranë, Shkodër, 1 në Vlorë.”

 

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 31 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

 

Ndërkohë, janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,566 që nga fillimi i epidemisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *