Subscribe

 

Shqipëria mbetet nje vend burimi për marihuanen dhe rruge tranziti per kalimin e kokainës dhe heroinës drejt tregjeve europiane. Këtë konkluzion ka nxjerre raporti i Departamentit Amerikan te Shtetit per vitin 2016 per luftën kundër lendeve narkotike. Megjithatë, vendi yne klasifikohet vetem si prodhues i kanabisit, dhe jo i drogerave te forta dhe lende sintetike, qe përzihen me to. Raporti u referohet të dhënave te policisë shqiptare për sekuestrimin e drogës dhe arrestimeve te kryera.

 

“Ndërsa autoritetet shqiptare njoftuan rritje te arrestimit dhe shkatërrimit te parcelave te kanabisit ne vitin 2016, ka raportime per shtim te kultivimit te kanabisit ne vend. Sipas policise, janë shkatërruar mbi 2 milionë e 453 mije rrënjë kanabis. Shteti shqiptar ka zhvilluar 31 operacione për përforcimin e ligjit në këtë kuadër në bashkëpunim me agjencitë e huaja, veçanërisht me autoritetet italiane, ndërsa jane shpallur fajtore 65 persona”.

 

Shteti shqiptar thekson raporti nuk ka të dhëna zyrtare për përhapjen e përdorimit të drogës. Përveç hashashit, përdorimi i drogës nuk cilësohet i zakonshëm në Shqipëri. Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit flet edhe për pastrimin e parave, ku thekson se Shqiperia mbetet e rrezikuar nga ky fenomen, si pasojë e korrupsionit në nivele të larta dhe institucioneve të dobëta ligjore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *