Subscribe

Raporti per lirin e shtypit për vitin 2019 eshte zhgenjyes . Raporti i ashtuquajtur “Cikli i frikës” tregon se si urrejtja e gazetarëve ka degjeneruar në dhunë, duke kontribuar në rritjen e frikës. Numri i vendeve ku gazetarët mund të punojnë në siguri të plotë, vazhdon të bjerë, ndërsa regjimet autoritare vazhdojnë të forcojnë kontrollin e tyre në media.

Organizata reporteret pa kufij vlerësojne se Shqipëria ka shënuar një rënie prej 7 vendesh krahasuar me një vit më parë duke shtuar se “sulmet mbi mediat, qoftë nga qeveria apo krimi i organizuar u rriten gjate vitit te kaluar. Gazetarët ishin pre e fyerjeve, kërcënimeve dhe përndjekjeve ligjore, me qëllim të frikësimit dhe pengimit të hetimit të korrupsionit.

Për më tepër, thuhet në raport, kryeministri propozoi një ligj për të përforcuar kontrollin e shtetit mbi mediet elektronike

Reporterët pa kufij gjithashtu theksojne se standardet janë manipuluar në interes të qeverisë dhe pronësia mbi median është përqendruar në duart e pak biznesmeneve të mëdhenj. Kjo, ka krijuar një situatë në të cilën auto censura është e përhapur dhe 80 për qind e gazetarëve nuk kanë besim në të ardhmen e tyre profesionale”.

Siaps indeksit për lirinë e medias për vitin 2019, Kosova ka bërë përpara duke u ngjitur me 3 vende ndërsa Mali I Zi është në gjendjen më të keqe në rajon duke u renditur në vendin e 104.

Finlanda konsiderohet si vendi i parë që përmbush më së miri të drejtat dhe liritë e medias.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *