Në një kohë kur Shqipëria pret dhe po bëhet gati të strehojë afganët, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca zhvilloi një takim me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi.

 

Kryediplomati evropian ndau në “Tëitter” foto nga takimi dhe përcolli vlerësimet e BE-së për Shqipërinë që u tregua e gatshme të mirëpresë afganët.

 

“Diskutime produktive sot me ministrat Olta Xhaçka dhe Bledi Çuçi. Unë përsërita vlerësimet e Bashkimit Evropian për gatishmërinë e Shqipërinë për të siguruar strehim të përkohshëm për afganët në nevojë. Të dy ministrat më informuan për përgatitjet e vazhdueshme për pritjen e afganëve të pambrojtur. Ne diskutuam për çështje të rëndësishme si statusi i tyre ligjor, kontrollet e sigurisë dhe lirisë së lëvizjes. Qytetarët afganë meritojnë të jetojnë të sigurt dhe me dinjitet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *