Shqipëria, barazim i çmuar në Maqedoni

Shqipëria mori nje barazim te çmuar 1 me 1 ne Strumice kundër Maqedonisë qe e ben favorite per vendin e trete ne grupin G. Kuqezinjtë nuk munden dot të ruajnë avantazhin e krijuar që në startin e pjesës së dytë nga Roshi dhe tani kanë 13 pikë në grup, 4 më shumë sesa Izraeli dhe 6 më shumë se maqedonasit.
Një ndeshje pa incidente serioze edhe pse vërshëllimat ndaj himnit shqiptar dhe thirrjet raciste të vazhdueshme nga tifozët maqedonas nuk munguan në stadiumin e vogël të Strumicës, aty ku tifozët shqiptare hasën vështirësi për tu futur ne kohe brenda në stadium.
Trajneri Panuci hodhi nga minuta e parë një formacion me ndryshime te konsiderueshme në raport me fitoren kundër Lihtenshteinit. Reparti më i prekur nga ndryshimet ishte mesfusha ku Memushaj, Basha dhe Abrashi ishin ulur ne stol për ti lënë vend Kukelit, Liles dhe Hykes. Në pjesën ë parë vendasit ishin pak më agresive, por tentativat e vetme ishin ato të minutës se 20 kur fillimisht Pandev tentoi me të majtën nga distance dhe gjeti reagimin e mirë të Berishës, i cili pak çaste më vonë nuk arriti të kontrolloje sakte një gjuajte nga larg të Enis Bardhit por për fatin e tij, vendasit përfituan ndërsa kuqezinjtë vuajtën mungesën e një lojtari që duhet të ndërtonte lojën në mesfushë. Pikërisht një gjë të tillë Panuci e korrigjoi në pjesën në dyte duke hedhur ne fushë Memushajn dhe Bashen, lëvizje që i japin të drejte teknikut Italian pasi kuqezinjtë gjeten golin ne minutën e 52. Dalje e bukur e Sadikut nga e majta, krosim perfekt ne shtyllën e dytë për Roshin i cili me kokë nuk gabon duke kaluar Shqipërinë ne avantazh. 3 minuta më vonë, Sadiku i shkon sërish pranë golit por gjuajta e tij bllokohet nga portieri vendas. Ndërsa pak më vonë ishte radha e Memushajt për të provuar drejt Dimitrovskit, reagimi i parë i maqedonasve vjen në të 60 kur goditja me kokë e Nesterovskit përfundoi jashtë. Ndërsa rasti më i rrezikshëm në portën e Berishes ishte në të 70, kur Hysaj largoi topin ne vijën fatale. Vendasit rrisin presion dhe pas dy tentativave nga distanca të Aliaovskit të larguara nga Berisha, fitojnë një 11-metresh për një prekje të topit me dore nga Roshi në minutën 77 dhe nga pika e bardhe barazon Trajkovski. Kuqezinjte vuajnë shumë në vend ku protagonist i madh bëhet Berisha, i cili në minutën e 85 reaguan bukur ne dy tentative të Aliovskit dhe Nesterovskit.
Ndërkohe ne Shkodër në stadiumin “Loro Borici”, Kosova u mund 1 me 0 nga Finlanda në një sfide te vlefshme për grupin I. Goli vendimtar që vendosi fatet e kësaj sfide u shënua në minutën e 83 nga Puki. Kosova mbetet ne vendin e fundit me vetëm 1 pikë në grup.




