E enjte, 1 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Shqipëri-Ukrainë/ Mbahet një minutë heshtje në “Air Albania” për vdekjen e 14-vjeçarit

Është mbajtur një minutë heshtje në stadiumin “Air Albania” për ngjarjen e rëndë që tronditi gjithë Shqipërinë ditën e djeshme, më 18 Nëntor.

Në fillim të ndeshjes Shqipëri-Ukrainë, 21 mijë tifozë kanë nderuar 14-vjeçarin Martin Cani që u nda nga jeta pas një sherri me thika mes bashkëmoshatarëve.

Reklamë

14-vjeçari ëndërronte të bëhej sportist në të ardhmen, pasi ishte edhe  pjesë e Dinamos U-15.

Vrasja e Martin Canit

Tirana u trondit pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani me thikë. Autor është një adoleshent tjetër, 15 vjeç.Të rinjtë u përfshinë në një sherr me thika sapo dolën nga shkolla “Fan Noli” ku studionin. Goditja me thikë në zemër rezultoi fatale për Canin. Dy adoleshentë të tjerë, mes tyre autori kanë mbetur të plagosur. Policia e Tiranës ka arrestuar 15-vjeçarin, autor i vrasjes së bashkëmoshatarit të tij. I mituri akuzohet për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë