Zv. Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Vjollca Braho, së bashku me Ministrin e Punës dhe Sigurimeve Shoqërore të Luksemburgut, Romain Schneider, firmosën marrëveshjen administrative midis qeverisë shqiptare dhe qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut.

 

Sipas një njoftimi për shtyp të shtunën të MMSR-së, nënshkrimi i kësaj marrëveshje është një lajm i mirë për më shumë se 1300 shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Luksemburg dhe anasjelltas, të cilët do të kenë mundësinë të përfitojnë nga marrëveshja për njohjen e periudhave kontributive mes Shqipërisë dhe Luksemburgut.

 

Falë kësaj marrëveshje bëhet e mundur që shtetasve të të dy vendeve t’ju njihen periudhat e kontributit për efekt të vjetërsisë në punë dhe të sigurimeve shëndëtësore.

 

Në fjalën e saj, zv. Ministrja Braho, u shpreh se pavarësisht vështirësive do të vazhdojmë punën për nënshkrimin e marrëveshjeve të tilla me të gjithë vendet ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët, në mënyrë që askush të mos humbë asnjë qindarkë nga paratë e derdhura për efekt pensioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *