E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Shqipëri-Letoni, kuqezinjtë e mbyllin në avantazh pjesën e parë

Shqipëria e ka mbyllur në avantazh 1-0 pjesën e parë përballë Letonisë në “Air Albania”. Ishte Kristjan Asllani i cili realizoi saktë nga pika e bardhë e 11 metërshit në minutën e 25-të.

Në 45 minutat e para kuqezinjtë kanë dominuar totalisht lojën, ku portieri kuqezi Tomas Strakosha thuajse nuk u preokupua në asnjë moment.

Me këtë rezultat Shqipëria renditet momentalisht në vendin e dytë në grupin K, me 8 pikë, 1 më shumë se Serbia e vendit të dytë, e cila i mbylli 45 minutat e para në disavantazh të dy golave përballë Anglisë në Beograd.

Vazhdo të lexosh

Reklamë