E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Lehtësimi i procedurave doganore me Kosovën/ Takim mes autoriteteve në Portin e Durrësit

Në prag të mbledhjes së dy qeverive Shqipëri-Kosovë është zhvilluar në ambientet e Autoritetit Portual Durrës një takim përgatitor lidhur me procedurat e lehtësuara doganore të Kosovës në Portin e Durrësit.

Gjatë takimit u diskutuan detaje teknike që pritet të jenë pjesë e mbledhjes së dy qeverive, me qëllim lehtësimin e qarkullimt të mallrave, kthimin e Portit të Durrësit në një qendër logjistike për bizneset e Kosovës dhe rritjen e volumeve tregtare mes dy vendeve.

Ekipet teknike gjithashtu biseduan rreth manualit të ri për lehtësimin e procedurave doganore për mallrat që përpunohen në Durrës nga dhe drejt Kosovës. Përfaqësuesit e Autoritetit Portual shprehën gatishmërinë e plotë për të lehtësuar këtë proces dhe për të plotësuar nevojat operacionale që do të kenë doganat e dy vendeve në Portin e Durrësit.

Takimi u mbajt nën drejtimin e dy drejtuesve të Doganave të Shqipërisë dhe Kosovës, Gjon Bardhi dhe Ibrahim Xhaka, si dhe me pjesemarrjen e zv.Ministres se Financave të Shqipërise, Belinda Ikonomi, Këshilltares së Kryeministrit të Shqipërisë, Odeta Barbullushi, përfaqësues të Doganave të dy vendeve tona dhe të Autoritetit Portual Durrës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë