E premte, 9 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Shqipëri-Itali energji nën ujë, Rama: Transmetojmë energji të gjelbër. Meloni: Projekt ambicioz strategjik

Shqipëria  firmosi sot një marrëveshje të rëndësishmë strategjike me Italinë dhe Emiratet Arabe për ndërtimin e kabllove nënujore të transmetimit të energjisë  elektrike që do të prodhohet në vendin tonë.

Lajmi u bë me dije nga kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama gjatë fjalës hapëse në Samitin e “Javës së Qëndrueshme” në Abu Dhabi.

Reklamë

“Falë Emirateve të Bashkuara Arabe dhe dijes së shkëlqyer që ka për këtë çështje ne po diversifikojmë dhe po transformojmë sektorin energjetik shqiptar. Marrveshja shërben  jo vetëm për transmetimin e energjisë së përtërishme nga Shqipëria në Itali, po kështu për të rritur kapacitetin e Shqipërisë si një lojtar kyç në rajon, mbështetur në prodhimin e saj me 100 % energji të përtërishme. Në këtë drejtim bashkëpunimi që ka nisur midis kompanisë shtetërore të energjisë (KESH) në Shqipëri dhe Masdar-it synon të zhvillojë deri në 3 gigavat prodhim të energjisë së përtëritshme, për të pasur një rrjet të integruar e të mirë organizuar në tregun europian”, tha Rama.

Duke folur për shtypin e huaj, kryeminsitri Edi Rama tha se vlera e investimit është rreth një miliard euro dhe  infrastruktura pritet të shërbejË për prodhimin dhe transportin e energjisë së rinovueshme nga Shqipëria në Itali.

Reklamë

Edhe kryeministrja Meloni vlerësoi projektin.

“Një projekt ambicioz midis dy brigjeve të Adriatikut”, e përkufizoi Meloni, “një ndërlidhje e re energjetike, për të prodhuar energji të gjelbër në Shqipëri dhe për të eksportuar një pjesë të saj në Itali, falë një kablloje nëndetëse në Adriatik. Një projekt që përfshin tre qeveritë tona, si dhe sektorët tanë privatë dhe operatorët tanë të rrjetit”, tha Meloni.

Më herët, gjatë fjalës së tij në Samit, Kryeministri tha se marrëveshja do të shërbejë për të rritur kapacitetin e Shqipërisë si një lojtar kyç në rajon, mbështetur në prodhimin e saj me 100 % energji të ripërtëritshme./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë