Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
19 June 2026
Vizion fokus

Përplasja me protestuesit, reagon Ardit Bido pas tensioneve jashtë...

Ibrahimaj për investimin në Zvërnec: Është në qëllimet tona...

Zvicra konfirmon shtyrjen e bisedimeve SHBA-Iran

Ndërpritet Bordi i Transparencës, Ibrahimaj: Situata në Lindjen e...

SHBA/ Stuhitë e forta nxjerrin trenin nga shinat dhe...

Vance shtyn udhëtimin për në Zvicër për bisedime me...

Korreshi ngre alarmin për sigurinë ushqimore: Shqiptarët po ikin...

SHBA-ja konfirmon heqjen e bllokadës detare ndaj Iranit

“Na erdhi Hoxha i xhamisë në protestë”, Korreshi: U...

Korreshi në QUO VADIS: Nëse ka zgjedhje të parakohshme,...

Shqetësime ‘reale’ për komunitetin LGBT pas fitores së të djathtëve në Itali

27 Shtator 17:05

Komuniteti LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor) ka “shqetësime shumë reale” në Itali, pasi blloku konservator, i dominuar nga e djathta ekstreme, ka fituar zgjedhjet e përgjithshme në këtë shtet, ka thënë Fabrizio Marrazzo, nga një organizatë që mbron të drejtat e pjesëtarëve të këtij komuniteti.

 

Grupi nacionalist, Vëllezërit e Italisë, i udhëhequr nga Giorgia Meloni, është renditur i pari në zgjedhje dhe do të udhëheqë qeverinë më djathtiste në Romë prej Luftës së Dytë Botërore.

 

“Fatkeqësisht ekzistojnë shqetësime reale”, për gërryeje të të drejtave civile nën administratën e re, ka thënë Marrazzo.

 

Meloni është aleate e Ligës, partisë tjetër të së djathtës ekstreme, të udhëhequr nga Matteo Salvini, dhe partisë Forza Italia, të ish-kryeministrit, Silvio Berlusconi.

“Liga dhe Vëllezërit e Italisë kanë në prezantimet e tyre gjëra që janë goxha negative për komunitetin tonë, sikurse vënie e theksit te mbrojtja e familjes tradicionale”, ka thënë Marrazzo për agjencinë e lajmeve, Reuters.

 

Meloni, 45-vjeçare, është rritur nga një nënë e vetme dhe është e pamartuar.

 

Ajo e konsideron veten mbrojtëse të të drejtave të krishterëve dhe armike të asaj që e quan “ideologji gjinore” dhe “lob për LGBT-në”.

 

Duke shprehur kundërshtimet e saj që personat e gjinisë së njëjtë të rrisin fëmijë, ajo ka thënë se “fëmijët e pafat” që duhet të adoptohen, “meritojnë më të mirën” – duke nënkuptuar një nënë dhe një baba.

 

Meloni ka mohuar se qasja e saj konservatore do të rrezikojë legjislacionin ekzistues për të drejtat e abortit apo partneritetit mes personave të gjinisë së njëjtë në Itali.

Posted Under:
Bota Kryesoret Politike
Tagged:
E Djathta ita;i komuniteti LGBT zgjedhjet

Nga e njëjta kategori

Melia Durrës ngre “Flamurin Blu”, është destinacioni i parë në Adriatik që çertifikohet për turizmin e qëndrueshëm bregdetar

më shumë...

Përplasja me protestuesit, reagon Ardit Bido pas tensioneve jashtë Parlamentit: Nuk kam frikë, këtë dhunë s’duhet ta pranojmë

më shumë...

“Ka laborator kokaine në Kolumbi”, Artan Hoxha: Kush është shqiptari më i rëndësishëm se Dritan Gjika në hierarkinë e trafikut ndërkombëtar

më shumë...

Ibrahimaj për investimin në Zvërnec: Është në qëllimet tona që një projekt i kësaj përmase financiare të miratohet

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

12:42

Siguria rrugore dhe menaxhimi i trafikut për...

12:35

Melia Durrës ngre “Flamurin Blu”, është destinacioni...

12:15

Mjetet e tonazhit të rëndë dëmtuan rrugën,...

12:09

Kanosi taksistin me mjet prerës dhe i...

Fatjon Bushgjoka, i arrestuar, Renis Dobra, viktima dhe Kristi Bushgjoka
12:01

Akuzohen se rrëmbyen dhe vranë Renis Dobrën,...

11:46

6 destinacione magjike në Europë ku dielli...

11:29

Përplasja me protestuesit, reagon Ardit Bido pas...

11:08

Zbulohet në Durrës laboratori për falsifikimin e...

11:00

Gjenden katër granata dore dhe dy armë...

10:22

Vrasja e Eglant Koçit! Familjarët hapin dyert...

10:15

“Ka laborator kokaine në Kolumbi”, Artan Hoxha:...

10:15

Përfshihet nga flakët dhe shkrumbohet plotësisht makina...

10:02

Ibrahimaj për investimin në Zvërnec: Është në...

9:53

Zvicra konfirmon shtyrjen e bisedimeve SHBA-Iran

9:50

Ndërpritet Bordi i Transparencës, Ibrahimaj: Situata në...

9:37

SHBA/ Stuhitë e forta nxjerrin trenin nga...

9:05

Përfundon investimi për rrugën e Darëzezës, Rama:...

8:44

Vance shtyn udhëtimin për në Zvicër për...

8:35

“Ndiqni zemrën tuaj”, parashikimi i yjeve për...

8:26

Parashikimi i motit për këtë të premte,...

Më të klikuarat

  • Horoskopi nga Meri Gjini: Trekëndëshi i fuqishëm Mërkur–Mars...
  • I zhdukur prej dy javësh, gjendet trupi i Eglant Koçit
  • Detaje/ Trupin ja kishte hedhur në humnerë, zbulohet vendi k...
  • “Më vdiq vajza 2-vjeçe”, Susaj: Nuk do ua fal kurrë kolegëve...
  • Cilat janë tre shenjat e Horoskopit që do “të notojnë” në pa...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.