Subscribe

Skuadra e shpresave arriti nje fitore fantastike me përmbysje ne sfidën e vlefshme per elemintoret e evropianit, duke mbajtur vendin e dyte ne renditjen provizore ne grupin e katërt. Ne “Elbasan arena” kuqezinjtë e vegjël dhuruan nje spektakël te vërtete, duke mundur Hungarinë 2-1 dhe tashme e gjen veten ne kuotën e 12 pikëve, nje me shume se Izraeli dhe e shkëputur nga Hungaria dhe Greqia. Pas një pjese te pare, e mbyllur me rrjeta te paprekura ishin miqtë qe goditen ne minutën e 55, kur Gera shfrytëzoi nje gabim ne mbrojtje te Hoxhallarit. Por disavantazhi nuk i dekurajoi kuqezinjtë e vegjël dhe pas disa rasteve ishte Rey Manaj qe gjeti golin e barazimit ne minutën e 69. Një sinjal i qarte per sulmuesin e Interit per trajnerin e kombëtares se madhe Xhani De Biasi ,se nuk është nje lojtar per te mos u marre ne konsiderate. 10 minuta me vone pas nje krosimi te Latifit një nga lojtaret me te mire ne fushe, Herdi Prenga i dhuroi fitoren Shqipërisë. Per 21-vjeçarin i lindur ne Zadar te Kroacisë, goli i pare me fanellën kuqezi. Shpresat tashme kane dy transferta mjaft te vështira per te mbyllur fushatën eliminatore kundër Greqisë dhe izraelit.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *