E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Shpresa” arabe viziton marsin/ Misioni i parë i Emirateve të Bashkuara në hapësirë

Emiratet e Bashkuara Arabe nisën misionin e pare ne hapsire, duke dërguar një sondë në planetin Mars.

Sonda me emrin “Shpresë” u ngrit me sukses nga Qendra Tanegashima, në një ishull të vogël në JaponinëJugore mëngjesin e kësaj të hëne. Misioni i sondës është të studiojë atmosferën e Planetit Mars, si dhe të monitorojë nryshimin e klimës përgjate dy vjeteve. Emiratet e Bashkuara Arabe shpresojnë që të  sigurojnë një pamje të plotë te planetit.

Nisja e sondës drejt marsit ishte caktuar për të mërkurën e kaluar, por u shty për këtë të hënë për shkak të kushteve atmosferike. Sonda pritet të arrijë në Mars deri në shkurt 2021, kur Emiratet festojnë 50 vjetorin e krijimit.

Misioni do të pasohet në ditët në vijim nga dy misione të tjera të SHBA-ve dhe Kinës.

Reklamë

Omran Sharaf, drejtori i projektit te emirateve tha të dielën se ky mision “është një mesazh shprese për rininë arabe. Nëse një komb i ri si Emiratet është në gjendje të arrijë Marsin në më pak se 50 vjet, atëherë ne mund të bëjmë shumë më tepër si rajon”, tha ai.

Vazhdo të lexosh

Reklamë