E shtunë, 21 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shpëtohet turisti polak në Sarandë

Një turist polak është shpëtuar falë ndërhyrjes në kohë të rojes detare, Moisi Cera.

 

Ngjarja ka ndodhur në Plazhin Rinia në qytetin e Sarandës. Turisti i identifikuar si Kamil Thiotheli rreth 45-vjeç nga Polonia, i ndodhur në plazh u hodh me kokë nga trampolina. Hedhja ka qenë fatale, pasi e goditi kokën në gurët në det. Si shkak i përplasjes turisti ka pësuar çarje të madhe në kokë dhe humbi menjeherë ndjenjat.

 

Ka qenë ndrëhyrja e rojes bregdetare që e nxori gjuhën, ndërkohë ambulanca bëri transportimin e tij të menjëhershëm drejt spitalit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë