E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shpëtohen të gjithë fëmijët e bllokuar në shpellë në Tajlandë

Përfundoi me sukses operacioni për shpëtimin e 12 fëmijëve nga shpella e përmbytur në  Tajlandë.

Sot u realizua dhe faza e tretë dhe e fundit me evakuimin e të gjithë personave të mbetur prej 15 ditësh nën tokë.

20 zhytës kanë hyrë në shpellë për të finalizuar ndërhyrjen vendimtare.

Tetë nga 12 djemtë e bllokuar në shpellën e përmbytur u nxorën gjatë dy ditëve të para të operacionit të shpëtimit dhe tani ndodhen në spital. Sipas mjekëve, ata janë në gjendje të mirë mendore dhe fizike, ndërsa po I blëhen të gjitha ekzaminimet e nevojshme.

Reklamë

Fëmijët do të qëndrojnë në spital për të paktën shtatë ditë pasi disa kishin temperaturë të ulët dhe disa të tjerë probleme me mushkëritë. Fëmijët e shpëtuar deri më tani nuk mund të takojnë prindërit e tyre, por mund ti shikojnë vetëm nëpërmjet xhamit.

Të vegjëlit duhet të mbajnë syze dielli pasi janë nxjerrë nga një vend i errët ku kanë qëndruar për më shumë se dy javë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë