Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 August 2026
Vizion fokus

Makina del nga rruga në Torino, përplas disa persona,...

72 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Zjarrfikësit në luftë me flakët në Krujë, Nufi: Krenarë...

Vrasja e Joan Zykos në Korçë/ Zbardhet dëshmia e...

Tronditet tregu global i energjisë, Irani vendos tarifa për...

5 kate pa leje në Qeparo, Hita pezullon gjithë...

Flakët përfshijnë mbi 20 mijë hektarë në Huelva të...

Pemë të rrëzuara, përmbytje dhe bllokim rrugësh! Tajfuni Dolphin...

Përshkallëzohet kriza në Hormuz, SHBA devijon 55 anije tregtare

Pasoja tragjike pas tërmetit në Kolumbi! Disa të vdekur...

Shpëtohen disa persona në Turqi, numri i viktimave arrin në mbi 37.000

13 Shkurt 17:09

Ekipet e kërkim-shpëtimit në Turqi kanë nxjerr të gjallë nga rrënojat e ndërtesave të shembura disa persona.

 

Teksa shpresat për të gjetur të mbijetuar të tjerë po veniten, numri i përgjithshëm i viktimave nga tërmetet në Turqi dhe Siri, të hënën arriti në mbi 37.000 dhe pritet që ky numër të rritet.

 

Faza e shpëtimit “është drejt fundit” dhe tani pritet që përpjekjet të përqendrohen në ofrimin e strehimit dhe ushqimit për të mbijetuarit, tha shefi për ndihmë i Kombeve të Bashkuara, Martin Griffiths, gjatë vizitës në Alepo të Sirisë më 13 shkurt.

 

Këto deklarata të tij erdhën në kohën kur ekipet në Turqi arritën të nxjerrin të gjallë nga rrënojat disa persona. Zyrtarët thanë se një vajzë e vogël, e quajtur Miray, u shpëtua në Adijaman pas 178 orësh nën rrënoja. Në po të njëjtin qytet u shpëtua edhe një grua 35 vjeçe.

 

Një grua e quajtur Naide Umay u nxorr e gjallë nga rrënojat e ndërtesave në Antakija dhe në po të njëjtin vend u shpëtuan edhe dy fëmijë.

 

Ndërkaq, në provincën Gaziantep, shpëtimtarët nxorën të gjallë nga rrënojat një grua.

 

Më herët u bë e ditur se ekipet e shpëtimit nga Taxhikistani kanë nxjerrë të gjallë një djalë 3-vjeçar nga rrënojat, në qytetin turk të Kahramanmarash.

 

Ai kishte kaluar 158 orë aty, njoftoi shërbimi i shtypit i Komitetit për Situatat Emergjente dhe Mbrojtjen Civile të Taxhikistanit më 13 shkurt.

 

Taxhikistani dërgoi një grup prej 50 shpëtimtarësh dhe mjekësh, si dhe 2.5 tonë pajisje speciale në Turqi, për të ndihmuar vendin në përballjen me pasojat e tërmetit të 6 shkurtit.

Kombet e Bashkuara, një ditë më parë, dënuan dështimin për të ndihmuar rajonet e Sirisë, teksa paralajmëruan se numri i viktimave nga tërmetet në Turqi dhe Siri, që ka arritur në mbi 37.000, mund të dyfishohet.

 

Autoritetet konfirmuan të hënën se janë konfirmuar mbi 37.000 viktima në Siri dhe Turqi. Numri më i madh i viktimave është në Turqi, përkatësisht 31.643 dhe në Siri janë regjistruar 5.714.

 

Dhjetëra mijëra punëtorë të shpëtimit po vazhdojnë operacionet për të gjetur të mbijetuar, pavarësisht temperaturave të ulëta që kanë rënduar gjendjen e miliona personave që tani kanë nevojë për ndihmë.

 

OKB-ja ka paralajmëruar se të paktën 870.000 persona kanë nevojë urgjente për shujta të ngrohta në mbarë Turqinë dhe Sirinë. Vetëm në Siri, deri në 5.3 milionë persona mund të mbesin të pastrehë.

 

Tërmeti prej 7.8 ballësh – që u pasua nga disa tërmete të tjera të fuqishme – në Turqi dhe Siri, është fatkeqësia e shtatë më vdekjeprurëse e këtij shekulli.

 

Një tërmet me magnitudë të ngjashme në Turqi më 1999 kishte vrarë mbi 17.000 persona./rel

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
termeti Turqi Viktimat

Nga e njëjta kategori

Makina del nga rruga në Torino, përplas disa persona, plagoset një burrë dhe një grua

më shumë...

Tronditet tregu global i energjisë, Irani vendos tarifa për anijet tregtare në Ngushticën e Hormuzit

më shumë...

5 kate pa leje në Qeparo, Hita pezullon gjithë zinxhirin drejtues të Policisë së Himarës

më shumë...

Flakët përfshijnë mbi 20 mijë hektarë në Huelva të Spanjës, evakuohen 800 persona!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:47

Makina del nga rruga në Torino, përplas...

8:38

Krujë/ Zjarr i madh në Halil, flakët...

8:31

72 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

8:07

Zjarrfikësit në luftë me flakët në Krujë,...

7:31

Vrasja e Joan Zykos në Korçë/ Zbardhet...

7:12

Tronditet tregu global i energjisë, Irani vendos...

7:11

Po përpiqeni t’i forconi dhe t’u jepni...

6:47

5 kate pa leje në Qeparo, Hita...

6:42

Flakët përfshijnë mbi 20 mijë hektarë në...

6:36

Bilanci i AMP-së për korrikun: 11 të...

6:24

Pemë të rrëzuara, përmbytje dhe bllokim rrugësh!...

6:10

FA analizojnë punën e 6-mujorit të parë...

6:08

Përshkallëzohet kriza në Hormuz, SHBA devijon 55...

5:58

Pasoja tragjike pas tërmetit në Kolumbi! Disa...

5:45

KFOR-i nis “tranzicionin gradual” të pranisë nga...

5:35

Finlanda ndalon dërgimin e raketave të mbrojtjes...

5:16

Zjarr i madh pranë fshatit Halil në...

5:09

Gjermania i jep Izraelit “Drakon”, nëndetësen e...

5:07

Klos/ Zjarr në fshatin Kujtim, era favorizon...

4:56

Noti dhe humbja e peshës, pse duhet...

Më të klikuarat

  • Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin b...
  • Aktorja përballet me momentin e sikletshëm në tapetin e kuq...
  • Nëna e 20 vjeçarit që u vra në Korçë prek me dedikimin për t...
  • Dyshuan se ishte trupi i një viktime, por ajo që gjetën bren...
  • 5 kate pa leje në Qeparo, Hita pezullon gjithë zinxhirin dre...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.