E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shpëtohen 15 pushues që rrezikuan mbytjen, policia apel: Tregoni kujdes!

Falë ndërhyrjes së shpjetë nga Policia Kufitare dhe FNSH,  janë shpëtuar nga mbytja 15 pushues dhe turistë nga brigjet shqiptare.

 

Sipas policisë pesë shtetas nga Shkodra dhe nga Kosova janë shpëtuar nga mbytja në lagunën e Rrjollit në Velipojë, por falë ndërhyrjes ato tashmë janë në gjendje të mirë nën kujdesin e mjekëve në qëndrën spitalore.

 

Reklamë

Gjithahstu në të njëjtin vend u është dhënë ndihma dhe 9 shtetasve  Çekë të cilet kishin ngelur të izoluar dhe në momentin që donin të kalonin grykëderdhjen e Vilunit, në Velipojë jeta e tyre u vu në rrezik.  Falë ndërhyrjes së Policisë  të 9 shtetasit kanë dalë në breg pa asnjë problem për jetën.

 

Njëkohësisht edhe  në Sarandë,  Policia Kufitare ka shpëtuar një plazhist i cili u rrezikua të mbytej si pasojë e dallgëve të detit.

 

Ndërkohë uniformat blu bëjnë thirrje të gjithë pushuesve të tregojnë kujdes maksimal  pasi deti  aktualisht është  i trazuar dhe me dallë të mëdha.

Vazhdo të lexosh

Reklamë