E shtunë, 14 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shpërthimi tek “Silvio Berlusconi”/ Objektivi i atentatit me rekorde kriminale

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur zonën e Kamzës paraditen e kësaj të marte. Në automjetin luksoz tip BMW ka shpërthyer një sasi tritoli duke e lënë të plagosur pronarin e saj Gjon Mena

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Silvio Berlusconi” në Kamëz, ku persona ende të paidentifikuar i kanë vendosur lëndën plasëse në pjesën e përparme të mjetit. Sipas policisë, tritoli ka shpërthyer në momentin kur Mena me origjinë nga Mirdita ka tentuar të hapë makinën. Për pasojë, 35- vjeçari ka mbetur i plagosur në këmbë dhe ndodhet në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje ku ka nisur menjëhere hetimet e motiveve. Hetuesit pasi kanë mbledhur provat material dhe kanë nisur këqyrjen e tyre për të zbuluar personat përgjegjës. Mësohet se janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të godinës në afërsi ku ndodhi shpërthimi.

 

Gjon Mena, i njohur ndryshe edhe me emrin Altin Xhuxha, rezulton person me rekorde kriminale. Ai ka qënë i dënuar në Shqipëri për armëmbajtje pa leje si dhe i dyshuar për vjedhje me dhunë në Itali e a Francë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë