E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Shperthimi ne Tirane ne dyqanin e motres se gjyqtarit te shkarkuar Fatos Lulo

Një shpërthim tritoli tronditi orët e para të mëngjesit banorët e një pallati në Tiranë.

 

Ngjarja ndodhi në rrugën Ymer Kurti në afërsi të sheshit ëillson ndërsa lënda eksplozive ishte vendosur në një dyqan i cili jepet me qera.

 

Reklamë

Shperthimi ishte aq i fortë saqë vec biznesit  shkatërroi dhe disa automjete të parkuara aty pranë por edhe hyrjen e pallatit.

 

Fatmirësisht në orën 2 të mëngjesit nuk ka pasur lëvizj të banorëve. Sipas policisë dyqani është në pronësi të Drita Lulos motra e ish gjyqtarit të kushtetueses i cili u harkua nga komisioni i pavarur i kualifikimit Fatos Lulo. Ish gjyqtari u shkakrua pasi nuk justifikonte pasurinë dhe sipas deklarimit një pjesë të parave rreth 100 mijë euro dhe një zyrë ia kishte dhënë e motra.

 

Policia sekuestroi kamerat e disa biznesev ne zonë dhe mori në pyetje Drita Lulon. Sipas deklarimeve të saj ajo nuk ka konflikte me persona të tjerë.

Më shumë video

Reklamë