E diel, 15 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shpërthimi në Tiranë; del emri i pronarit, kamerat e sigurisë fiksojnë momentin

Shpërthimi i ndodhur pas mesnatë mes të martës dhe të mërkurës në Tiranë ka pasur për objektiv shtetasin Remzi Ponari.

Ai është pronar i banesës dykatëshe ku u vendos lëndë eksplozive.

60-vjecari merret me biznes mirepo ende nuk dihet se cila eshte pista kryesore e hetimit deri më tani mbi këtë ngjarje.

Për fat të mirë nga shpërthimi në objektin që ndodhet në rrugën “Siri Kodra” ka pasur vetëm dëme materiale, por jo të lënduar.

Reklamë

Objekti disponon kamerat e sigurise , te cilet mesohet se kane kapur momentin kur vendoset eksplozivi.

Tanime po punohet per kapjen e ketij shtetasi.

 

 

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 24.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Siri Kodra”, afër një banese dy katëshe në pronësi të shtetasit R. P., 60 vjeç, dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e biznesit në katin e parë, që ndodhet poshtë banesës.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë