Shpërthimi i makinës në ecje në afërsi të Saukt u shkaktua si paspojë e lëndës plasëse, tritol.

Policia ka reaguar për ngjarjen dhe ka informuar se drejtuesi i mjetit një 27-vjeçar, është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.06.2022, në orën 13:35, në afërsi të TEG-ut, automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. S., 27 vjeç, ka shpërthyer, dyshohet nga lëndë eksplozive.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ekipi antieksploziv i RENEA-s dhe Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *