E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shpërthimi në Nashville/ Autoritetet amerikane identifikojnë sulmuesin

Autoritetet amerikane identifikuan personin që thonë se është përgjegjës për shpërthimin në qytetin Nashvill, në Ditën e Krishtlindjeve.

Bëhet fjalë për Anthony Quinn Warnerin, 63 vjeç.

Hetuesit thanë se ai ka vdekur nga shpërthimi.

Ata konstatuan se ADN-ja e mbetjeve njerëzore, të gjetura në vendin e shpërthimit, i përkiste Warnerit.

Reklamë

Autoritetet thanë se besojnë se ai ka vepruar i vetëm, por ato nuk e kanë zbuluar ende motivin që mund të fshihet pas bombardimit.

I pyetur nga gazetarët nëse shpërthimi mund të konsiderohet si terrorizëm i brendshëm, agjenti i posaçëm i FBI-së, Douglas Korneski, tha: “Nuk mund të komentoj në këtë pikë”.

Sulmi i 25 dhjetorit la tre persona të plagosur dhe shkatërroi disa ndërtesa historike.

Bill Lee, guvernator i shtetit Tenezi, ku ndodhet Nashvill, tha se “është mrekulli që askush nuk është vrarë”./ Rel

Vazhdo të lexosh

Reklamë