Prokuroria e Posaçme ka çuar në GJKKO kërkesën për rivlerësim të masave të sigurisë që ka caktuar Gjykata e Fierit.

Bëhet fjalë për shpërthimin në kapanonin e Lushnjes, ku humbën jetën babë e bir që po punonin me vinç e u plagosën 7 persona mes tyre edhe deputetin e PS-së, Bujar Çela, i cili ndodhej në biznesin e tij.

Lexo edhe :

Related Posts

Në pranga ka përfunduar Leonard Gjini, që u arrestua me akuzën e “Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, me pasoja të rënda”.
Gjini ishte sipërmarrësi që do të kryente punimet në magazinë.

Ndërkaq janë pezulluar nga detyra:

1-Robert Kola kryeinspektori i IMT Lushnjë
2- Miklovan Petro jurist i IMT Lushnjë
3- Eugert Sina inspektor i IMT Lushnjë
4- Kudret Sula inspektor i IMT Lushnjë
5- Ilmi Uku inspektor i rajonit nr 5 Bashkia Lushnjë

Ndërsa për deputetin, Bujar Çela, nuk ka ende një akuzë zyrtare. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *