Policia ka reaguar lidhur me shpërthimin e regjistruar mesditën e kësaj të premteje në Lushnjë. Raportohet se si pasojë janë plagosur 8 persona, mes të cilëve deputeti socialist, Bujar Çela. Ndërkohë, një person ka humbur jetën, i identifikuar si Landi Verçani.

Policia bën me dije se gjatë punimeve kapanon në ndërtim, një vinçier duke drejtuar një vinç, akisdentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.

Lexo edhe :

Related Posts

“Rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, akisdentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.

Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi L. V., dhe janë plagosur tetë shtetas mes tyre dhe deputeti B. Ç., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore”, thuhet në njoftim./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *